Presidenti Meta: Dhuna ndaj banorëve e patolerueshme, palët të ulen në dialog

Presidenti Meta: Dhuna ndaj banorëve e patolerueshme, palët të ulen në dialog

Presidenti Meta kërkoi sot dialog mes qeverisë dhe banorëve të Unazës së Re. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai iu bëri thirrje banorëve të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë qetësinë.

“Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.”, u shpreh ai.

Presidenti Meta dënoi dhunën e policisë ndaj banorëve të Unazës së Re mëngjesin e sotëm, duke theksuar se arroganca e qeverisë është e patolerueshme.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.”

Gjithashtu, Avokati i Populli deklaroi dje se i ka kërkuar qeverisë të dëmshpërblejë dhe ata banorë të Unazës, të cilët prisnin legalizimet prej vitesh.

Ata janë në dijeni të faktit se ne e kemi trajtuar këtë çështje dhe sa i përket gjithë problematikës së Astirit ne kemi gjetur një sërë shkeljesh në veprimtarinë e një numri organesh të administratës shtetërore. Banorët nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim nëse nuk janë 100% të ligjshëm, të vlerës. Por të gjendet një zgjidhje kompromisi  dhe të ketë një dëmshpërblim edhe për ata persona, që për një numër të madh vitesh do të legalizoheshin për shkak të ligjeve që mazhoranca të ndryshme kanë miratuar.”

Në një raport përpara Kuvendit Avokati i Popullit konstatoi shkelje të të drejtave të njeriut dhe u bëri thirrje institucioneve të reflektojnë

Sot në mëngjes, qeveria, vendosi të shembë me forcë banesat, për t’i hapur rrugën projektit korruptiv të Unazës së Re.Punonjësit e IKMT-së dhe policia kanë filluar të prishin banesat, por ato janë përballur me banorët. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe banorët i janë kundërpërgjigjur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>