Presidenti Ilir Meta kërkon rinumërimin e votave të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit me qëllim rritjen e besimt të qytetarëve tek zgjedhjet dhe demokracia.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta vë në dukje se përqindja e votave të pavlefshme në 25 prill është më shumë se dy herë më e lartë se në zgjedhjet paraardhëse të 2017 dhe 2013.
Në zgjedhjet e vitit 2013, 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. Kjo përqindje u rrit në 1.98 në zgjedhjet e 2017, ndërsa është 5% në zgjedhjet e 25 prillit.
Meta e quan këtë një çështje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.
Sipas KQZ, në zgjedhjet e fundit kishte rreth 83 mijë vota të pavlefshme, rreth 50 mijë më shumë se 4 vite më parë.
Meta kërkon rishikimin e tyre përmes një procesi transparent që sipas tij i shërben demokracisë dhe qytetarëve.