Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përdorimin sa më parë të testeve të shpejta dhe përdorimin e spitaleve rajonale për të përballuar fluksin e të infektuarve me Covid-19.
Në një letër dërguar Manastirliut, Meta i kërkoi të marrë këto masa:
- Futjen në përdorim të testeve të shpejta
- Gadishmërinë e spitakeve rajonale për të përballuar fluksin e të infektuarve me koronavirus
- Sigurimin e aparaturave ECMO për shpëtimin e jetës
- Njësimin e çmimit për testet PCR
- Shpejtimin e procedurave për liçensimin e mjekëve në mënyrë që të shërbejnë në përballimin e pandemisë
- Të përditësohen protokollet dhe të përfshihen reanimatorët
- Të koordinohen të gjitha qytetet në mënyrë që të sigurohen ilaçe e aparatura në spitale
- Të kontrollohen ilaçet dhe çmimet e tyre
- Të ngrihet një grup epideomologësh që të monitorojnë situatën në çdo qytet dhe të merren masa të përshtatshme
- Komiteti Teknik të arsyetojë vendimarrjen e masave kufizuese