Presidenti Meta letër Manastirliut për marrjen e masave për pandeminë

Nga Exit News
Presidenti Meta letër Manastirliut për marrjen e masave për pandeminë

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përdorimin sa më parë të testeve të shpejta dhe përdorimin e spitaleve rajonale për të përballuar fluksin e të infektuarve me Covid-19.

Në një letër dërguar Manastirliut, Meta i kërkoi të marrë këto masa:

  1. Futjen në përdorim të testeve të shpejta
  2. Gadishmërinë e spitakeve rajonale për të përballuar fluksin e të infektuarve me koronavirus
  3. Sigurimin e aparaturave ECMO për shpëtimin e jetës
  4. Njësimin e çmimit për testet PCR
  5. Shpejtimin e procedurave për liçensimin e mjekëve në mënyrë që të shërbejnë në përballimin e pandemisë
  6. Të përditësohen protokollet dhe të përfshihen reanimatorët
  7. Të koordinohen të gjitha qytetet në mënyrë që të sigurohen ilaçe e aparatura në spitale
  8. Të kontrollohen ilaçet dhe çmimet e tyre
  9. Të ngrihet një grup epideomologësh që të monitorojnë situatën në çdo qytet dhe të merren masa të përshtatshme
  10. Komiteti Teknik të arsyetojë vendimarrjen e masave kufizuese

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>