Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbyllja e qepenave të bizneseve është pamja më e trishtë dhe serioze e pasojave të pandemisë.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan :
“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.”
Ai i bëri thirrje qeverisë të dëgjojë të gjithë bizneset e familjet shqiptare të prekur nga pandemia dhe të hartojë një strategji të konkrete dhe efikase për të shmagur “humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.”