Presidenti Meta, nuk do të kthehem më në krye të LSI-së

Presidenti Meta, nuk do të kthehem më në krye të LSI-së

Presidenti Ilir Meta nuk do të kthehet më në krye të LSI-së pas përfundimit të mandatit të presidentit. Ky vendim u lajmërua sot nga Presidenti Meta gjatë një bisede me gazetaren Eni Vasili.

“Më duket se e kam bërë të qartë që angazhimi im është për çështje të mëdha mbarëkombëtare dhe nuk do të jetë për çështje të karakterit parcial apo ideologjik”, tha Meta.

Në intervistë Presidenti Meta foli edhe për çështjet e rëndësishme politike të vendit, si për:

Konfliktin Rama – Meta

“Rama e ka kthyer politikën e nxitjes së konfliktit në strategji të qeverisjes. Rama ka problem me dualizmin politik, zgjedhjet e lira, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Rama e ka të vështirë të jetojë me këto parime themelore të demokracisë.

Ideja që ka një konflikt mes Ramës dhe Metës është një ide e sponsorizuar. Pra, ideja për ta përshkruar përplasjen e presidentit me shumicën si një konflikt mes Ramës dhe Metës është ide e sponsorizuar. Këto nuk janë çështje personale mes nesh, janë çështje të shtetit.

Ka konfliktualitet jo thjesht mes kryeministrit dhe Presidenti por është kryeministri me mediat. Kryeministri është përlasur me ligjin. Është përplasur me kushtetutën”.

 Komisionin hetimor parlamentar mbi kushtetueshmërinë e vendimit të Presidentit Meta

“Komisioni hetimor është propagandë. Nuk kam qenë aspak dakord me vendimin e opozitës për lënien e mandateve. Unë e dija që pas lënies së mandateve se Rama do ti provokonte dhe do tentonte që të krijonte opozitë fasadë dhe për këtë disa nga ndërkombëtaret i kishte të përpunuar.

Parlamenti që ka shkelur kushtetutën nuk mund të hetojë presidentin për shkelje te kushtetutës”.

Vendimin  e opozitës për lënien e mandateve dhe strategjinë e saj 

“Nuk kam qënë kundër me strategjinë e opozitës për deligjitimin e të gjithë institucioneve.

Lenia e mandatave ka qënë vendim kryesisht i Partisë Demokratike dhe i zoti Basha dhe zonja Kryemadhi ia kanë dhënë besën zotit Basha.

Basha duhet të ketë një strategji të mirëmenduar dhe të përgjegjshme, jo të hedhë hapin e parë pa ditur të pestin. Rama e vë opozitën para faktit të kryer për ti deryruar ata të dalin nga justifikimet”.

Një marrëveshje të re Rama- Basha

“Opozita nuk duhet te bëjë dialog për dialog por për të zgjidhur problemet e rëndësishme. Opozita duhet të kërkojë një ndërmjetës të besueshëm në këtë dialog. Dhe ti dokumentojë takimet. Që të mos bëjë gabimin tragjik që bëri me reformën në drejtësi ku ca takime bëheshin në zyrë e ca tek Rogneri dhe nuk dihej më se çfarë tha njeri dhe tjetri”.

Si dhe për  hartimin e reformës së re zgjedhore

“Reforma zgjedhore duhet të ecë përpara. Raporti final i ODIHR-it është mënyra më e mirë për të reflektuar për problemet e zgjedhura”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>