Presidenti Meta do të përgjysmojë pagën e tij dhe buxhetin e Presidencës, në shenjë solidariteti me bizneset dhe qytetarët e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit.
Presidenti Meta iu bashkua kështu vendimit të Kryeministrit për të përgjysmuar rrogat e ministrave dhe të deputetëve.
Në një postim në Facebook Presidenti shkroi se:
“Presidentit të Republikës do ti shkurtohet paga në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.
Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19″.
Presidenti mbështetit paketën financiare të paraqitur nga Kryeministri. Ai bëri thirrje që kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet në nevojë të përcaktohen sa më parë.