Presidenti Meta publikoi sot listën me kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të Besnik Muçit. Zoti Muçi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në nëntor të këtij viti.
Për vendin e Muçit kanë kandiduar :
- Altin Binaj
- Artan Spahiu
- Dedë Kasneci
- Eugen Papandile
- Gentian Mete
- Sergjio Mazreku
- Sinan Tafaj
- Sonila Bejtja
- Shaqir Hasanaj
- Zhaklina Peto
Kjo listë do t’i dërgohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). KED do të verifikojë kandidatët nëse përmbushin ose jo kushtet ligjore për të vazhduar garën për Gjykatë Kushtetuese.
Presidenti Ilir Meta dekretoi në 22 nëntor shpalljen e vakancës për vendin Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Zoti Muçi ishte emëruar në muajin tetor nga Zoti Meta
Shkarkimi i Besnik Muçit dhe hapja e aplikimit nga e para shtyn me disa muaj të tjerë krijimin e një Gjykate Kushtetuese funksionale. Pas hapjes së vakancës dhe marrjes së aplikimeve, KED do të duhet të fillojë të gjithë procedurën e përzgjedhjes nga e para, përfshirë edhe vetingun e nivelit të parë të kandidatëve të rinj.
Këto procedura mund të kërkojnë lehtësisht disa muaj të tjerë.