Presidenti Meta ndërpret bashkëpunimin me ambasadorin Berndt Boschardt

Presidenti Meta ndërpret bashkëpunimin me ambasadorin Berndt Boschardt

Presidenti Meta shpalli sot se Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Berndt Boschardt nuk do të jetë më i mirëpritur në zyrën e tij, duke i dhënë praktikisht fund çdo bashkëpunimi dhe komunikimi me të.

Në një letër dërguar zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, presidenti Meta shprehet se ambasadori Borschadt nuk është më i mirëpritur në institucionin e Presidencës, për shkak të refuzimit të njohjes së dekretit të tij për zgjedhjet e qershorit dhe gjestit ndaj banorëve të Unazës së Madhe:

Z. Berndt Borschardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet vendore të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.”

Ambasadori i OSBE-së u vu në qendër të vëmendjes pasi i drejtoi gjeste fyese protestuesve të Unazës së Re. Momenti u fiksua nga kamerat kur Zoti Borchardt po kalonte rrugën dhe u përball me disa brohoritje prej protestuesve.

I gjendur nën trysninë e situatës, Borchardt tregoi me gishtin e mesit për nga turma dhe u largua shpejt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>