![meta Presidenti Meta takon ekipin italian të mjekëve e infermierëve](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/meta.jpg)
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me mjekët e ardhur nga Italia, të cilët do të trajnojnë mjekët e infermierët shqiptarë në përballimin e pandemisë së Covid-19.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19.”
Presindenti Meta falenderoi shtetin Italian për të gjithë ndihmën gjatë pandemisë si dhe theksoi se shkëmbimi i eksperiencave e thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është domosdoshëm.