
Presidenti Ilir Meta takoi sot themeluesit e e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Lajmin e bëri të ditur vetë Presidenti Meta nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai shkruan:
“Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi.Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme.”
Lëvizja ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, është një nismë qytetare, e cila angazhohet në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e emigrantëve shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.