Presidenti Ilir Meta ka kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë ne vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017.
Në një reagim në Facebook, pas njoftimit të SPAK për arrestimin e komisionerëve, Meta u shpreh:
“Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave!
Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!
Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”
Gjykata e Posaçme kundër Krimit lëshoi sot 22 urdhër-arreste për komisionerë në zgjedhjet e përgjithshme Durrës në vitin 2017, pjesë e dosjes 339, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.