
Presidenti Meta i bëri thirrje, të gjithë emigrantëve shqiptarë të shmagnin lëvizjet në këtë përiudhë drejt Shqipërisë. Ai deklaroi se qeveria duhet t’i karantinojë dhe të bëjë testime, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në një deklaratë për mediat, Meta pohoi:
“Do bëj çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese por duke pasur në konsideratë dhe mbrojtjen e tyre dhe qytetarëve tanë, të zbatohet masa e karantimit dhe bërjes së testeve aty ku ka dyshime. Të gjithë ata që kanë mundësi apo nuk kanë domosdmoshmëri për të ardhur në vend të evitojnë sa të jetë e mundur lëvizjet në këtë periudhë.”
Dhjetra emigrantë kanë që më 3 prill të bllokuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës.
Në lidhje masat e marra nga qeveria, Meta deklaroi se “qeveria ka bërë dhe po bën përpjekjet e saj, por shtoi se “është e rëndësishme të ketë një frymë më të madhe bashkëpunimi midis autoriteteve qëndrore dhe autoriteteve vendore si dhe gjithë autoriteteve dhe qytetarëve”.