Presidenti Meta thirrje qeverisë për të informuar të afërmit e të infektuarve me Covid

Nga Exit News
Presidenti Meta thirrje qeverisë për të informuar të afërmit e të infektuarve me Covid

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për të informuar të afërmit e të infektuarve në lidhje me shëndetin e tyre.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.”

Reagimi i Presidentit erdhi pas publikimit në media të disa fotove, të cilat tregojnë grumbullimin e madh të të afërmev të të infektuarve në spitalet Covid.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>