Presidenti Ilir Meta ka kritkuar sërish buxhetin e 2021, duke thënë se 71% e punonjësve të adminsitratës nuk përfitojnë rritje page në 2021.
Gjendja ekonomike e punonjësve të administratës publike do të përkeqësohet, edhe për shkak të Covid-19, tha ai në llogarinë e tij në Facebook.
Tre ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin “për buxhetin 2021”. Kjo pasi ai mendon se projekt ligji nuk i jep mbështetjen e duhur pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj.
Prej disa ditësh Meta vijon argumentet në llogarinë e tij kundër ligjit për buxhetin e 2021.
Sipas presidencës në 2021 mbështetja buxhetore e projekteve PPP planifikohet të rritet pothuajse dy herë. Nga 7.9 miliard lekë në vitin 2020, pagesat e PPP-ve rriten në 14.5 miliard lekë në vitin 2021 dhe kjo është një tjetër arsye për Presidentin që Kuvendi ta rishikojë projekt-ligjin e miratuar.