Presidenti miraton buxhetin e vitit 2020, por gjen shumë problematika

Nga Redaksia
Presidenti miraton buxhetin e vitit 2020, por gjen shumë problematika

Presidenti Meta miratoi buxhetin e vitit 2020 për të mos penguar planin për rindërtimin të qeverisë, por ka shprehur rezerva dhe kritika për të.

njoftimin e presidencës janë renditur të gjitha problematika që presidenti ka konstatuar ku bie në sy ngadalësimi i rritjes ekonomike për vitin 2019 dhe një pritshmëri jo realiste për rritjen ekonomike për vitin 2020; mos parashikimin e rritjes së pagave e pensioneve për vitin 2020; rritja e rrezikut nga PPP-të dhe rritja e borxhit publik.

Exit News sjell në mëyrë të përbledhur problematikat e nxjerra nga Presidenti Meta në buxhetin 2020:

  • Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8 për qind për nëntëmujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4 për qind.
  • Parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1 për qind për vitin 2020 është jo realist sepse nuk reflekton dobësitë e rritjes ekonomike për vitin 2019, si dhe efektin e shtuar nga dëmet dhe humbjet nga tërmeti.
  • Buxheti i vitit 2020 nuk krijon më shumë hapësirë për shpenzimet publike të cilat mbështesin rritjen ekonomike, si investimet publike apo shpenzime, si rritja e pagave, pensioneve dhe pagesave të cilat nxisin konsumin.
  • Rrezik fiskal për shpenzimet publike për vitin buxhetor 2020 paraqet rritja e vlerës së projekteve të PPP ekzistuese dhe numrit të projekteve të reja, i rrezikut të injektimit të kapitalit për Koorporatën e Investimeve, i financimit të humbjeve të sektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik.
  • Një rrezik potencial është dhe vetë rritja e stokut të borxhit publik për shkak të rritjes së kostos së tij, si dhe përfshirjes së plotë në llogaritje e detyrimeve të prapambetura ndaj kontraktorëve privatë për punimet e kryera, nga mosrimbursimi i TVSH, nga detyrimi i tepricës kreditore nga tatim fitimi, të vendimeve gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare, si dhe borxhit ndaj pushtetit vendor.
  • Investimet publike në përqindje të PPB në vitin 2020 janë më të ulta se në vitin 2018 dhe në vitin 2019, si dhe nuk parashikohet rritje të pagave dhe rritjes reale të pensioneve dhe të pagesave të tjera.
  • Investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.
  • Ulja e shpenzimeve publike për sektorin e arsimit në përqindje të PPB nuk ka adresuar shqetësimet e vazhdueshme në vite, të ngritura nga institucionet arsimore dhe studentët, pavarësisht angazhimeve të marra.
  • Projektbuxheti nuk thellon decentralizmin dhe rritjen e autonomisë financiare të pushtetit vendor.
  • Mbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në dhjetëmujorin dhe në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019 ka treguar një performancë të dobët të realizimit.
  • Klima e biznesit sipas raportit të “Doing Business 2020” është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>