
Presidenti Barack Obama dekoroi dje me Medaljen Presidenciale të Lirisë 21 shkencëtarë, artistë e filantropë.
Medalja Presidenciale e Lirisë është nderimi më i lartë civil në SHBA dhe këto janë dekorimet e fundit të Presidentit Obama.
Gjatë ceremonisë, fjalimi i presidentit ishte prekës, por nuk munguan batutat për të ftuarit.
Barack Obama u shpreh se “këta janë persona që më kanë ndihmuar të bëhem ky që jam dhe më kanë bërë të mendoj gjatë presidencës sime.”

Mes të dekoruarve ishin aktorët Robert De Niro, Tom Hanks, Robert Redford, këngëtarët Bruce Springsteen e Diana Ross, basketbollisti Michael Jordan, komediania Ellen DeGeneres dhe Melinda e Bill Gates, themeluesi i Microsoft e njëkohëshisht një nga filantropët më të mëdhenj të SHBA-ve.
Presidenti Obama ka dhënë më shumë medalje presidenciale se çdo president i mëparshëm amerikan.