Presidenti amerikan Donald Tramp akuzoi, të martën, OBSH-në se mbron Kinën në lidhje me përgjegjësitë për nisjen dhe zhvillimin e pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se financohet në pjesën më të madhe nga Amerika.
Trump e akuzoi OBSH se e ka keqkëshilluar qeverinë amerikane për mbajtjen hapur të kufijve me Kinën kur duhet të kishte kërkuar mbylljen për shkak të seriozitetit të korovairusit që në fillim të epidemisë.
Në një postim në facebook, presidenti amerikan u shpreh:
OBSH e djallosi. Për disa arsye, i financuar në pjesën më të madhe nga Shtetet e Bashkuara, prapa ajo është shumë e prirur drejt Kina. Ne do ta shohim këtë punë. Fatmirësisht unë nuk e pranova këshillën e tyre për të mbajtur hapur kufijtë me Kinën. Po pse na dhanë ata një rekomandim kaq të gabuar?