Presidenti Trump kërkon hapjen e menjëhershme të xhamive e kishave

Nga Exit News
Presidenti Trump kërkon hapjen e menjëhershme të xhamive e kishave Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar hapjen e kishave dhe xhamive në mënyrë të menjëhershme, të mbyllura prej disa javësh për shkak të Covid-19.

Ai kërcënoi guvernatorët e shteteve, se nëse nuk hapin objektit e kultit, do të detyrohet t’i tejkalojë ato dhe të urdhërojë vetë hapjen e tyre.

“Nuk është e drejtë. Disa guvernatorë i kanë konsideruar si thelbësore dyqanet e pijeve alkolike dhe klinikat e abortit, por kanë lënë pa hapur kishat dhe vendet e tjera të adhurimit,” tha presidenti para gazetarëve të premten.

“Drejtuesit duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe të lejojnë që këto vende shumë të rëndësishme të besimit të hapen tani. Për këtë fundjavë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, unë do të anashkaloj guvernatorët. Në Amerikë kemi nevojë për më shumë lutje, jo më pak,” mbylli deklaratën e tij Trumpi.

Fundjava e 24 majit përkon me festën e komunitetit mysliman të Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Rituali kryesor i kësaj feste është lutja e namazit, të mbledhur të gjithë së bashku në xhami e sheshe.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, në shumë vende xhamitë janë ende të mbyllura dhe në vende të tjera qeveritë kanë pezulluar festimet dhe lutjet e përbashkëta.

Në Shqipëri, falja e namazit dhe ritet e tjera do të zhvillohen nëpër xhami, në respektim të rregullave të distancimit social.

1 koment

  1. Arian 23 Maj, 2020 në 3:21 pm

    Një rugë dhe ide e duhur në dit të tilla mbështes fjalimin e tampit shumë mirë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme