Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar nga dy avokatë norvegjesë për çmimin Nobel të paqes, për përpjekjet e tij për të denuklearizuar Korenë e Veriut.
Megjithëse takimi historik mes presidentit amerikan Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk prodhoi ndonjë plan konkret për denuklearizimin e vendit, avokatët Christian Tybring-Gjedde and Per-Willy Amundsen, të dy anëtarë të partisë së djathtë në Norvegji, thanë se kjo nismë e Trump do të sigurojë paqen e botës në të ardhmen.
“Procesi po zhvillohet për të siguruar paqen botërore në të ardhmen. Është një proces delikat, por sigurisht që duhet të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar që ky proces të japë rezultate të mira. Unë besoj se mund ta arrijmë këtë duke dërguar një sinjal të qartë, domethënë duke i dhënë Trump çmimin Nobel për Paqen,” u shpreh Per-Willy Amundsen.
Ky nominim ka surprizua shumëkënd. Çmimi i Paqes është një nga pesë çmimet Nobel dhe i jepet një personi që “ka bërë punën më të madhe ose më të mirë për vëllazërinë midis kombeve”.
Presidenti Trump shpeshherë “lufton” me liderë të tjerë përmes deklaratave të ashpra, në të shumtën e rasteve në Tëitter.
Vetëm pak muaj përpara takimit me Kim Jong Un, Trump e sulmoi atë me deklarata të forta për bombat bërthamore.