Hungaria propozon kandidat te ri për Komisioner të Zgjerimit

Hungaria propozon kandidat te ri për Komisioner të Zgjerimit

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar qeverisë hungareze dhe rumune të propozojnë kandidatë të rinj për eurokomisionerë.

Një ditë më parë, dy kandidatët e propozuar nga Hungaria dhe Rumania, László Trócsányi dhe Rovana Plumb u refuzuan nga Parlamenti Evropian për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë dhe konfliktit të dyshuar të interesit.

Presidentja Von Der Leyen kishte propozuar që hungarezi Trócsányi të drejtonte portofolin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, ndërsa rumunia Plumb atë të Transportit.

Zëdhënësi i presidentes njoftoi se Von Der Leyen është në bisedime me qeveritë hungareze dhe rumune për të marrë propozime të reja.

Ai tha se kryeministri hungarez Orbán i ka sugjeruar presidentes kandidaturën e Olivér Várhelyin. Varhelyin është aktualisht përfaqësues i përhershëm i Hungarisë në BE. Ai ka punuar në Ministrinë e Jashtme hungareze dhe ka qenë pjesë e bisedimeve të Hungarisë për anëtarësimin në BE. Gjithashtu, Várhelyi njihet si ndër njerëzit më besnikë të kryeministrit Orbán.

Ndërkohë nga Rumania ende nuk ka një kandidaturë të re.

Pa miratimin e secilit prej eurokomisionerëve të propozuar nga komisionet e PE-së, Parlamenti Europian nuk mund të votojë  të gjithë ekipin në grup.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>