Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.
Në një postim në Twitter, Von den Leyen shkruan:
“Vizita e parë fizikisht që nga koronavirusi. Mirëpres takimin me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti këtë mbrëmje dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç të Premten në mëngjes.”
Ajo shtoi se ky takim është i rëndësishëm për të diskutuar reformat e nevojshme që secili nga vendet duhet të marri për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Thaçi dhe Vuçiç do të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë në 27 Qershor për të diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve nën ndërmjetësimin e Richard Grenell. Ai anuloi takimin pas akuzës për krime lufte nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë .