Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit duke dhënë edhe arsyet e këtij dekreti.
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Sipas Metës ky ligj nuk garanton cilësisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Kreu i shtetit thekson se institucionet shtetërore “se nuk kanë mundur t’i rezistojnë presionit të kompanive të sigurimit, duke përmbushur kështu sërish një kërkesë jo objektive të kompanive të sigurimit.”
Më tej Meta shton se Kuvendi nuk është treguar transparent dhe objektiv në marrëdhënie me qytetarët dhe përkundrejt interesave të tyre, por ka anuar në favor të interesit të kompanive të sigurimit, ç’ka ka sjellë dhe reagim publik në media të aktorëve të ndryshëm.