Ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prezantoi sot bashkë me Kreyministrin Rama objektivat e tij për muajt që kanë mbetur deri në përfundim të mandatit.
Gjatë një aktiviteti me drejtuesit e Policisë, Zoti Xhafaj theksoi se fokusi kryesor i ministrisë dhe policisë do të jetë lufta kundër kanabisit dhe organizimin e zgjedhjeve të qershorit 2017. Disa nga deklaratat kryesore të ministrit Xhafaj janë:
- Lufta për parandalimin e mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit do të jetë thelbi i punës time dhe ekipit drejtues.
- Sfida ime është që ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis.
- Do të ketë ndëshkim për çdo rrënjë kanabis të mbjellë, dhe ku ndëshkim nuk do jetë vëtëm për ata që e mbjellin, por edhe mbi ata qe e lejojnë dhe nuk e luftojnë duke u bërë palë me krimin.
- Për ata policë që bëhen palë me krimin do të jetë shumë i rëndë. Në këtë beteje nuk do të bëjmë asnjë kompromis.
- Ka ardhur koha të bëhet edhe vettingu i policëve. Tolerancë zero ndaj atyre që sheklin ligjin në krye të detyrës së tyre të punonjësit të policisë.
- Prioritet tjetër i punës time, do të jetë që çdo veprimtari që do të zhvillohet në kuadër të procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.
- Paanshmëria e ministrisë në këtë proces do të jetë kryefjala jonë.
- Do të ndëshkohet rëndë çdo përfshirje apo çdo rol tjetër i policisë e organeve të saj që tejkalon kompetencat e përcaktuara nga ligji.
- Aspirata jonë është zgjedhje të lira dhe të ndershme.