
Princi i Monakos Alberti është i infektuar me koronavirus. Ky lajm u bë i ditur nga zyra e shtypit në pallatin mbretëror.
Ai është vetizoluar dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia e tij. Ai është në gjendje të stabilizuar dhe nuk ka komplikime.
Tre ditë më parë, ministri i shtetit Serge Telle, rezultoi pozitiv me koronavirus.