Prioriteti i qeverisë pas vaksinimi të mjekëve, është të vaksinojë personat mbi 80 vjeç

Nga Exit News
Prioriteti i qeverisë pas vaksinimi të mjekëve, është të vaksinojë personat mbi 80 vjeç

Qeveria do të ketë prioritet vaksinimin e personave mbi 80 vjeç, pasi të përfundojë me vaksinimin e bluzave të bardha, ku përfshihen mjekë e infermierë, njoftoi të hënën ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo ndoqi nga afër vaksinimin e personelit shëndetësor në Qendrën e Vaksinimin në Stadiumin ‘Air Albania’.

Manastirliu u shpreh se  “ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80  vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep”. Ajo sqaroi se do të jetë mjeku i familjes i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar.

Ajo bëri me dije se në vend janë vaksinuar 5612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë. 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, tha ajo.

461 të moshuar dhe staf që kujdeset për ta janë vaksinuar po ashtu. Ajo tha se  nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 6728 vaksina anti COVID-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>