
Qeveria po bisedon me kompaninë e vaksinave Pfizer për blerjen e 500 mijë dozave. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën qendrore, në Tiranë, të shtunën.
Këto doza priten të vijnë deri në fund të vitit.
Javën e kaluar u dorëzuan edhe 185 mijë dozat e Pfizerit të premtuara nga BE përmes nismës Covax.