Privacy International organizata britanike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të privatësisë në botë ka gjetur se BE ka “pajisur dhe trajnuar autoritetet, ndikuar në ligje dhe zhvilluar baza të të dhënave biometrike në vendet jo-anëtare” duke i siguruar atyre “mjete dixhitale të mbikëqyrjes” që mund të përdoren për “shkatërrimin e lirive politike dhe qytetare dhe minimin e demokracisë” përveç nëse bëhen reforma urgjente.
Organizata bamirëse me qendër në Mbretërinë e Bashkuar shikoi se si BE ka përqendruar ndikimin e saj në menaxhimin e flukseve të migracionit duke përdorur “ekonominë, diplomacinë dhe sigurinë” dhe “kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit në vendet e tjera. ”
Duke pajisur dhe trajnuar autoritetet e vendeve të treta, përfshirë Shqipërinë, ata shpresojnë të ndalojnë emigrantët që përpiqen të hyjnë në BE. Por këto mjete, që ata raportojnë, po përdoren për të rritur kontrollin politik duke ndjekur dhe mbikëqyrur popullsinë, aktivistët, gazetarët dhe lëvizjet opozitare.
Privacy International tha se pa ndryshime urgjente në politikat e BE-së, ky program mund të ketë një ndikim serioz në lirinë dhe demokracinë e vendeve të treta.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, BE siguroi një sistem të sofistikuar përgjimesh për Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes i cili më pas përdoret në të gjithë sistemin e policisë. Atyre gjithashtu iu dhanë pajisje për marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe ju dorëzua baza e të dhënave.
Në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, BE financoi kamerat dhe program për skanimin e targave për t’i bërë të mundur autoritetet të marrin informacion në lidhje me automjetet. Paketa e ngjashme u shpërnda përgjatë kufirit ukrainas-moldav në 2018.
Në Shqipëri, policia gjermane trajnoi autoritetet shqiptare nën titullin “Sfidat e Hetimit Financiar në Migracionin Rajonal”. Këto trajnime u bënë nga FRONTEX, të cilët i mësuan pjesëmarrësit se si të sigurojnë prova për qëllime të inteligjencës, duke përfshirë celularët, si të marrin shenjat e gishtave nga njerëzit, përfshirë fëmijët dhe ata me aftësi të kufizuara, dhe disa teknika themelore të vetëmbrojtjes.
FRONTEX gjithashtu organizoi trajnim në Kroaci në 2019 ku autoritetet shqiptare ishin të pranishme. Ata u udhëzuan se si të përdorin pajisjet teknike për mbikëqyrjen e kufirit tokësor, komunikimin në radio dhe teknikat për kërkimin e njerëzve dhe automjeteve.
Sipas Privacy International, informacioni i kufizuar mbi ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut u dha dhe nuk arriti të ndalojë “raportet e rregullta nga aktivistët dhe vëzhguesit që tregojnë prova të abuzimeve të rënda dhe praktikave të paligjshme nga autoritetet të vendeve anëtare të BE-së dhe në të gjithë vendet e tjera të Ballkanit”.
Raporti gjithashtu zbuloi se projektet dhe organet e BE-së po ndihmonin vendet për të promovuar ose ndryshuar ligje specifike mbi migracionin dhe kontrollin e kufirit.
Privacy International tha se “këto aktivitete financohen nga grupe dhe institucione të ndryshme të BE-së me objektiva të ndryshëm në mendje.”
Ata po i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të punojë me vendet anëtare për të adresuar rreziqet e shkaktuara nga instrumentet që ata u ofrojnë këtyre “regjimeve”.
“Në veçanti, ne po i bëjmë thirrje Komisionit për të përmirësuar përmes vlerësimit të rreziqeve, transparencën, shqyrtimin parlamentar dhe mbikëqyrjen publike, dhe në vend të kësaj të përqëndrojë burimet në rritjen e kapaciteteve të institucioneve gjyqësore, të sigurisë dhe rregullatorit për të mbrojtur të drejtat para se të vazhdojë me alokimin e burimeve dhe teknologjive të cilat, në mungesë të mbikëqyrjes së duhur, ka të ngjarë të rezultojnë në abuzime të të drejtave themelore. “