Problemi i mbetjeve në Durrës gjen zgjidhje për dy javë

Problemi i mbetjeve në Durrës gjen zgjidhje për dy javë

Problemi i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit duke se ka gjetur një zgjidhje të përkohëshme.

Kompania ‘Integrated Energy’, e cila operon në Sharrë, ka ofruar shërbim falas për Bashkinë Durrës deri më 15 korrik.

Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, mbetjet e qytetit të Durrësit do të depozitohen në Landfillin e Sharrës pa pagesë deri në atë datë, më pas bashkia duhet të gjejë një zgjidhje tjetër.

Para pak ditëve banor të qytetit u ngritën në protestë për shkak të mosgrumbullimit të mbetjeve.

Situata më kritike u raportua në zonat periferike të qytetit, pasi kamionë të ndërmarrjeve shtetërore i kishin shkarkuar aty mbetjet, duke krijuar një situatë mjedisore emergjente.

Bashkia Durrës ende nuk ka dal të japë shpjegime për situatën apo të informojë mbi zgjidhjet të cilat po shqyrtohen.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>