Sipas revistës Monitor, qeveria ka vendosur uljen e kufirit të trajtimin me TVSH në zero për profesionet e lira.
Kjo do të thotë se për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, do të paguajnë TVSH edhe nëse xhiro e tyre vjetore e deklaruar është zero.
Ky ligj hyn në fuqi më 1 prill 2018. Sipas të njëjtin ligj për bizneset e tjera kufiri minimal i pagesës së TVSH-së do të bëhet 2 milionë.
Në fund të 2017, në vendimin 953, qeveria e uli kufirin minimal për regjistrimin në TVSH nga 5 në 2 milionë lekë, duke filluar nga 1 prilli, ndërkohë që nga lista e profesioneve të lira që deklarojnë nga zero përjashtohet grupi i atyre që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Kjo kategori tashmë do të trajtohet në mënyrë të diferencuar, ndërkohë që profesionet e lira të tjera do të vazhdojnë të jenë pjesë e TVSH-së nga zero.
Qeveria ka ezauruar edhe mundësinë që profesionet e lira të çojnë sërish ligjin në Gjykatën e Lartë duke korrigjuar gabimin e bërë më herët që u dha fitoren avokatëve. Në vendimin e Gjykatës thuhej se Këshilli i Ministrave nuk ka tagrin ligjor për të të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.