Profesor Kapizysi flet për skemën e korrupsionin në ‘Shefqet Ndroqi’

Nga Exit News
Profesor Kapizysi flet për skemën e korrupsionin në ‘Shefqet Ndroqi’

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroq”, Profesor Perlat Kapizysi komentoi ngjarjen e korrupsionit të ndodhur mes tre infermiereve dhe dy sanitareve, duke thënë se korrupsioni në mjeksi është një sëmundje globale:

“Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet ti njollosin dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore”.

“Ndaj këtyre shfaqjeve, gjëja kryesore është që të mbahet një qëndrim i vazhdueshëm me të njëjtin instensitet”- shtoi Kapizysi.

Profesor Kapizysi tha se ‘hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>