Kamala Devi Harris, vajza e dy emigrantëve nga India dhe Xhamaika do të bëhet e para indiano-amerikane, e para afrikano-amerikane, e para grua zëvendëspresidente, e para grua në pozicionin më të lartë drejtues në SHBA, pas 244 vitesh shtet.
Fitorja e Harris vjen 55 vjet pasi afrikano-amerikanët fituan të drejtën e votës, dhe 36 vjet pasi gruaja e parë amerikane garoi për presidente, dhe 4 vjet pasi kandidatja amerikane Hillary Clinton, e vetmja grua që fitoi besimin e partisë humbi përballë Trumpit.
Kamala Harris u diplomua në Universitetin Howard, e para kandidate nga të dyja partitë kryesore e diplomuar në një universitet për afrikano-amerikanët dhe anëtare e Alpha Kappa Alpha, organizata kombëtare e grave afrikano-amerikane.
Ajo është e para grua me ngjyrë në Senatin amerikan, dhe e dyta grua në senat 25 vitesh pas zgjedhjes së gruas së parë me ngjyrë në Senat.
Harris e nisi karrierën si prokurore në Kaliforni, më pas u bë prokurorja e parë grua me ngjyrë e përgjithshme në Kaliforni.
Në fillim ajo garoi brenda partisë Demokratike kundër Joe Biden, por nuk arriti dot të fitojë mbështetjen e partisë.
Ajo u zgjodh në Senat në vitin 2016, dhe u bë e famshme sepse intervistoi kandidatin e Donald Trump, John Kelly për drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Harris intervistoi edhe kandidatin për Gjykatën e Lartë Brett M. Kavanaugh dhe Prokurorin e Përgjithshëm William P. Barr.