Kritikat e Brukselit fokusohen tek lufta e mangët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Reforma e munguar në sistemin e drejtësisë vazhdon të mbajë peng integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidenton të njëjtën problematikë sa i përket hapave që duhet të ndërmerreshin për reformën në drejtësi në Shqipëri. Çështja e pazgjidhur e pronave dhe pavarësia e institucioneve janë gjithashtu të përfshira në kritikat e Brukselit për Shqipërinë.
Në mënyrë që Shqipëria të përmbushë prioritetet kyçe mbi reformën në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm duhet:
- Të miratojë një strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një proçesi konsolidimi dhe gjithëpërfshirës
- Të plotësojë vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatat Administrative
- Të publikojë të gjitha vendimet e gjykatave me arsyetimet e tyre përkatëse brenda një afati të arsyeshëm
Raporti i KE-së thekson gjithashtu se :
Me qëllim të përmbushjes së prioritetit kyç në luftën kundër krimit të organizuar, në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:
- Të demonstrojë progres të mëtejshëm, me qëllim krijimin e një historiku solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve, duke përfshirë çmontimin e rrjeteve kriminale, të përfshira në të gjitha format e krimit të organizuar
- Të ndryshojë legjislacionin përkatës në fushën e përgjimeve dhe mbikqyrjes, afatet kohore për hetime dhe pranueshmërinë e provave për të rritur efikasitetin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar, në përputhje me standardet europiane
- Të ngrihet një politike efektive e burimeve njerëzore