Progresraporti i KE, reforma në drejtësi mban peng integrimin

Progresraporti i KE, reforma në drejtësi mban peng integrimin

Kritikat e Brukselit fokusohen tek lufta e mangët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Reforma e munguar në sistemin e drejtësisë vazhdon të mbajë peng integrimin e  Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidenton të njëjtën problematikë sa i përket hapave që duhet të ndërmerreshin për reformën në drejtësi në Shqipëri. Çështja e pazgjidhur e pronave dhe pavarësia e institucioneve janë gjithashtu të përfshira në kritikat e Brukselit për Shqipërinë.

Në mënyrë që Shqipëria të përmbushë prioritetet kyçe mbi reformën në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm duhet:

  •  Të miratojë një strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një proçesi konsolidimi dhe gjithëpërfshirës
  • Të plotësojë vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatat Administrative
  • Të publikojë të gjitha vendimet e gjykatave me arsyetimet e tyre përkatëse brenda një afati të arsyeshëm

Raporti i KE-së thekson gjithashtu se :

Me qëllim të përmbushjes së prioritetit kyç në luftën kundër krimit të organizuar, në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:

  • Të demonstrojë progres të mëtejshëm, me qëllim krijimin e një historiku solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve, duke përfshirë çmontimin e rrjeteve kriminale, të përfshira në të gjitha format e krimit të organizuar
  • Të ndryshojë legjislacionin përkatës në fushën e përgjimeve dhe mbikqyrjes, afatet kohore për hetime dhe pranueshmërinë e provave për të rritur efikasitetin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar, në përputhje me standardet europiane
  • Të ngrihet një politike efektive e burimeve njerëzore

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>