Projekti sekret – Qeveria do të prishë edhe 1 mijë banesa të tjera në Tiranë

Projekti sekret – Qeveria do të prishë edhe 1 mijë banesa të tjera në Tiranë

Shkatërrimet dhe shembjet në Astir nuk janë asgjë, përpara asaj që ka parashikuar të shkatërrojë Edi Rama.

Banesat që do të shemben tek Astiri janë shumë pak, para atyre që ka bërë në plan për të shkatërruar me qëllim kënaqjen e oligarkëve të tij.

Prej mëse 20 ditësh, segmenti rrugor që që vjen nga shkolla teknologjike në drejtim të “ish-Sheshit Shqiponja” është bllokuar nga protestat të shoqëruara me djegie gomash dhe thirrjet e banorëve në mbrojtje të banesave të tyre, të seleksionuara tashmë për t`u shembur e për ti hapur rrugë ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

Edhe në këtë segment rrugor, po ndiqet e njëjta skemë si ajo e zonës së Shkozës. Ata që nuk kishin legalizim, mbeten në qiell të hapur.

Deri në këtë pikë, ka përfunduar tenderimi i pjesës më të madhe të Unazës së Madhe, që shkon deri te zona e njohur si ‘ish-AMC’, paratë janë lëvruar, 2000 Euro për 1 cm rrugë, por cfarë ndodh më tej?

Qeveria, ARRSH, Bashkia Tiranë, ALUIZNI dhe të gjitha instancat shtetërore të përfshira në këtë projekt, janë mbyllur hermetikisht, duke mos lënë asnjë shteg informacioni zyrtar se çfarë ndodh me vijimin e këtij projekti pas “ish-sheshit shqiponja”

Burime  të rezervuara pranë zyrave të ALUIZNIT e kanë konfirmuar faktin se nëse në shtratin e Unazës janë parashikuar sipas ARRSH 317 banesa për t`u shembur. Vijimi i projektit të Unazës së Madhe nga “Sheshi Shqiponja” e që lidhet me “Lumin e Tiranës” do bëjë të mundur shembjen e 1 mijë banesave të tjera.

Në këtë shembje masive të shtëpive, nuk është përfshirë vetëm projekti i Unazës së Madhe, por edhe ai i rijetësimit të hekurudhës.

Pyetjes se pse nuk e bëjnë publike njëherësh të gjithë hartën e shembjeve të banesave, ata u përgjigjen: Nuk kërkojmë të shkaktojmë një luftë civile të vogël, kështu pjesë, pjesë e menaxhojmë situatën.

Harta në foto tregon gjurmën e vijimit të projektit të Unazës Së Madhe, si edhe numrin e shtëpive që pritet të shemben.

Publikuar më parë në Syri.net

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>