Projektligj i ri për ndërtuesit, banesat shiten pas hipotekimit

Ndërtuesit nuk do t’i shesim më banesat pa i regjistruar ato më parë në hipotekë. Me anë të një projektligji, qeveria kërkon të ndryshojë ligjin e sigurimit të pasurive të palujtshme, sipas të cilit ndërtuesit mund të shisnin apo merrnin porosi për banesa dhe kur ato nuk ishin ndërtuar akoma. Nëse ndryshimi i ligjit miratohet, firmat ndërtuese do të detyrohen të regjistrojnë ndërtesat, por dhe kontratat e porosive nëse ka të tilla, përpara përfundimit të ndërtimit.

Një tjetër ndryshim do të bëhet në lidhje me ndërtimet e sekuestruara nga banka, në rastet kur ndërtuesi nuk paguan kredinë. Deri më tani, banka mund të sekuestrojë, por jo t’i shesë banesat. Në projektligj parashikohet mundësia që banka të shesë pasurinë e paluajtëshme për të paguar kredinë.

Drafti i projektligjit u dorëzua sot në Kuvend dhe pritet të diskutohet në javët në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>