Qeveria tërhoqi sot për riformulim projekligjin për shpifjet.
Ministrja për Parlamentin Ermonela Felaj deklaroi: “Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median.”
Më herët sot, kryeministri Rama sqaroi qytetarët në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se projektligji është keqkuptuar. Sipas tij, projektligji nuk ishte për gazetarët, por për politikanët që “populli nuk i zgjedh dhe nuk i paguan nga taksat e tij për të shpifur.”