Prokurorët e SPAK betohen te Presidenti

Nga Redaksia
Prokurorët e SPAK betohen te Presidenti

Tetë prokurorët Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) u betuan sot para Presidentit. Lajmi u bë i ditur nga Presidenti Ilir Meta. Në faqen zyrtare ai shkruan:

“Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.”

Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) emëroi 8 nga 15 anëtarët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).Kushteta thotë se për funksionimin e SPAK-ut duhen minimumi 10 anëtarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>