
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela kërkoi të premten ndryshimin e hartës gjyqësore për zgjidhur mbingarkimin e prokurorive. Ai kërkoi edhe;
“Ndryshimin e ligjit të magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë. Krijimi i dosjeve elektronike më qëllim rritjen e eficensës, uljen e kostot, rritje e cilësisë së hetimit”.
Në konferencën për reformën në drejtësi foli edhe:
Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili kërkoi rritjen e numrit të këshilltarëve dhe ndihmës ligjorë të gjyqtarëve.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha u shpreh se në 2021, GJK ka shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkoi bashkëpunim mes institucioneve.
Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani u shpreh se tani duhet të jepen më shumë rezultate në drejtësi.