Prokurori i Përgjithshëm kërkon ndryshim të hartës gjyqësore

Nga Exit News
Prokurori i Përgjithshëm kërkon ndryshim të hartës gjyqësore

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela kërkoi të premten ndryshimin e hartës gjyqësore për zgjidhur mbingarkimin e prokurorive. Ai kërkoi edhe;

“Ndryshimin e ligjit magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë.  Krijimi i dosjeve elektronike më qëllim rritjen e eficensës, uljen e kostot, rritje e cilësisë së hetimit”.

Në konferencën për reformën në drejtësi foli edhe:

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili kërkoi rritjen e numrit të këshilltarëve dhe ndihmës ligjorë të gjyqtarëve.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha u shpreh se në 2021, GJK ka shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkoi bashkëpunim mes institucioneve.

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani u shpreh se tani duhet të jepen më shumë rezultate në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>