Prokuroria apelon vendimin për ish-ministrin Tahiri

Prokuroria apelon vendimin për ish-ministrin Tahiri Ish-Ministri Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia duke vajtur në Gjykatë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda apeloi sot në gjykatë vendimin për dënimin e ish-ministrit Tahiri vetëm për shpërdorim detyre.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin, pasi e akuzonte për: trafik i narkotikësh në bashkëpunim në formë grupi të struktuar kriminal; pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe veprimtari në grup të strukturuar kriminal.

Më 19 shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda i vlerësoi të pamjaftueshme provat e Prokurorisë për këto akuza, por sidoqoftë e gjeti Tahirin në shpërdorim detyre.

Meqë Tahiri ishte kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi iu ul në 3 vite e 3 muaj, të cilat iu konvertuan në shërbim prove.

Një ditë më parë, edhe Tahiri e apeloi vendimin e gjykatës në Apelin e Krimeve të Rënda.

Jaeld Çela, ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, po ashtu e apeloi vendimin e gjykatës. Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Çela është në kërkim nga policia, por e ka ndjekur çështjen përmes avokatit të tij.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme