
Prokuroria e Durrësit arrestoi dje 18 persona përgjegjës për sigurinë e ndërtesave të shembura gjatë të tërmetit të 26 nëntorit, që mori jetën e 51 personave.
Sipas gazetares Klodiana Lala, prokuroria arrestoi dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, drejtorin e Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtorin Kujtim Hasa. Mes të arrestuarve janë edhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë.
Në Durrës u rrëzuan 12 ndërtesa dhe qindra të tjera u dëmtuan prej tërmetit të 26 nëntorit. Sipas ekspertëve të vlerësimit, cilësia e dobët e ndërtimit ka qënë shkaku kryesor i rrëzimit të ndërtesave.