
Prokuroria e Durrësit ka pyetur autoritet italaine për rrugën e kryer nga shoferi i arrestuar më 13 qershor për transportin e 500 mijë eurove të padeklaruara, të konfiskuara në Portin e Durrësit.
ReportTV raporton se prokuroria e Durrësit kërkon të dijë se ku ka qendruara shoferi, dhe procedurat e doganës në Portin e Barit.
Më 13 qershor gjatë një kontrolli rutinë në Portin e Durërsit u zbuluan 500 mijë euro të fshehura në një kamion që transportonte materiale për prodhimin e këpucëve.
Kamioni ishte në pronësi të një kompani të pezulluar që prej vitit 2016.