
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për zbulimin e përgjegjësve për publikimin e dokumentave mes qeverisë së Kosovës dhe kompanisë së vaksinave Covid19, Pfizer, sipas Koha.net.
Dokumentet e publikuara tregonin se si ministri Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar gjatë kontratës me kompaninë Pfizer për vaksinimin.
Hetimi nisi pas kërkesë së Minisitrit të Shëndetësisë Arben Vitia, me justifikimin e vënies në rrezik të procesit të vaksinimit në vend.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e quajtën nisjen e hetimit sulm ndaj demokracisë.
Sipas Koha.net, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se ministri Vitia ka kërcënuar haptas “nëpunësit civilë dhe gazetarët që kanë publikuar dokumente kredibile”
Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Prokuroria duhet të sqarojë nëse Vitia ka gënjyer kur ka mohuar lajmin për sigurim të vaksinave apo nëse lajmi ka qenë i vërtetë.