Prokuroria e Tiranës kërkon një vit burg për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Prokuroria e Tiranës kërkon një vit burg për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot një vit burgim për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, për “kallëzim të rremë” lidhur me atentatin ndaj Doshit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur deputeti Doshi akuzoi Presidentin Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit, se kishte organizuar atentat për të vrarë Doshin.

Sipas pretendimeve të Doshit, Durim Bami ishte personi që do të kryente atentatin.

Të tre të akuzuarit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, çka do të thotë se nëse gjykata i shpall fajtorë, ata do të dënohen me vetëm 8 muaj burg.

Vendimi i shkallës së parë së gjykatës do të jepet më 4 korrik.

Aktualisht Tom Doshi është deputet në parlament, Mark Frroku sapo ka dalë nga burgu ku vuajti dënimin për vepra të tjera penale, ndërsa Durim Bami ndodhet në burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>