Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të Devi Kasmit të vrarë në janar të 2018-tës.
Familjarëve të Kasmit dhe gruas së tij, E. Selimi iu sekuestruan 37 pasuri me vlerë disa milionë euro. Pokuroria në një njoftim zyrtar deklaron se pas verifikimit të pasurive të E.Selimi, bashkëshortja e Devi Kasmit dhe familjareve të tyre rezultojnë disa kontrata shit-blerjesh pasurish të tundshme dhe të patundshme, si dhe disa pasuri të regjistruar në Kadastër.
Pronat e sekuestruara janë në emër vëllait, babait, nënës, gruas dhe të tjerë familjarë të Kasmit sipas prokurorisë.
Kasmi u ekzekutua në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Prokuroria akuzoi disa persona në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues në Greqi u dënua nga Gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kasmit.