![aksioniiii Prokuroria fillon hetimet mbi dhunimin e gazetarit nga policia](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/07/aksioniiii.jpg)
Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën se ka filluar hetimin, së bashku me SHCBA-në, për atë që e quan “incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike”.
“Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre,” thuhet në deklaratën për media të shpërndarë nga Prokuroria.
Incidenti në fjalë i referohet ndalimit, gjatë ushtrimti të detyrës, së gazetarit të televizionit News24, Ergys Gjençaj. Ndalimi rreth një orë i Gjençaj erdhi pasi Forcat Speciale, veshur civil, po kërkonin të ndalonin një arrestonin një person, që ndodhej brenda automjetit të tij.
Pasi ky i fundit u arratis, duke çarë rrethimin e policisë, efektivët sulmuan gazetarin, që po filmonin ngjarjen.