Prokuroria u tëhoq nga masa arrest me burg për Selim Cekaj për mungesë provash, sipas avokatit mbrotës të Cekajt, Maks Haxhia, pas seancës së të shtunës.
SPAK kërkoi arrest shtëpie për Selim Cekajn, por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën. Cekaj ndodhet prej një muaji i shtruar në spital.
Haxhia e quajti qesharake faktin se Cekaj hetohet për grup të strukturuar kriminal kur bëhet fjalë vetëm për një person.
Çekaj, pronari i kompanisë së transportit të bananeve u arrestua në prill pasi në kontenieret e kompanisë u kapën 49 kilogramë kokainë.
Ai është babai i Arbër Cekajt, i arrestuar për transportin e 613 kilogramë kokaine në 2018 nga Ekuadori.
Avokati i Cekajt u shpreh se një bandë kriminale po përdor kontenierët e kësaj kompanie. Më parë edhe Arbër Cekaj akuzoi një klan mafioz që po përdor familjen e tij.