
Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar të sigurohet mbrojtje speciale për një pjesë të dëshmitarëve që do të dëshmojnë në procesin kundër ish-liderëve të UÇK-së.
Gjatë seancës statusore, e cila po zhvillohet tani në Hagë, prokuroria njoftoi se pritet të ketë 153 dëshmitarë kundër tyre.
Gjykatësi i ka kërkuar prokurorisë që të dorëzojë sa më parë materialet mbi të cilat ka mbështetur akuzat.
Seanca mund të ndiqet live këtu.