Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer, i shpallur në kërkim për mashtrim kriptomonedha.
Policia arrestoi të hënën Altjan Canaj, për bashkëpunim në arratisjen e shtetasit turk Fatih Faruk Ozer, i cili ka përfituar 2 miliard dollarë, në Turqi përmes mashtrimit me kripto monedhën.
Shtetasi turk u ndihmua edhe nga Edevaldo Haxhiu, i cili u shpall në kërkim nga policia.
Arrestimi i Canaj u bë pasi ai sëbashku me shtetasin turk u filmuan nga një kamera sigurie ndërsa hynin në një hotel në Tiranë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Më 22 prill, media njoftoi se ai ishte fotografuar në kontrollin e pasaportës në aeroportin e Stambollit. Ministria Turke e Drejtësisë u shpreh se kishte dërguar një njoftim tek Interpoli në Shqipëri duke u kërkuar autoriteteve të ndalojnë të dyshuarin.